Aksident i rëndë në Kumanovë, ka të lënduar

Ashtu si qëndron në buletinin e policisë, dje rreth orës 13.00 në udhëkryqin midis “Nikshiqka” dhe rrugës “Mitrovica e Titos” në Kumanovë, ka ndodhur një aksident midis veturës “Pezho” me targa nga Prilepi e drejtuar nga M.J.(47) nga Prilepi dhe mopedit “Baotian” me targa nga Kumanova, e drejtuar nga B.S.(34) nga Kumanova.

Marketing

Gjatë aksidentit është lënduar rëndë shoferi i mopedit, i cili është dërguar në qendrën emergjente në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup.

Pas ndihmës mjekësore ai është mbajtur për shërim. Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB Kumanovë.