Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dyshohet për 4 viktima nga Kosova

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Rrëshen-Rubik në rrugën e Kombit si pasojë e të cilit dyshohet se kanë humbur jetën katër persona.

Marketing

Burime bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë dy mjete me targa kosovare, prej të cilëve një kamion dhe një tip Citroen.

Grupi hetimor dhe shërbimi zjarrfikës ndodhen në vendngjarje.

 

Marketing