Aksident i rëndë në Shkup, përfshihet makina me targa të Tetovës

Aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme mes një makine “citroen C4” me tabela të Tetovës dhe një motoçiklisti në bulevardin “Mitropolit Teodosij Gologanov”.

Marketing

Nga MPB kanë informuar se fatkeqësia ka ndodhur rreth orës 15.40, ndërsa ende bëhet mbikëqyrje në vendin e ngjarjes dhe tani për tani nuk jepen të dhëna zyrtare për të lënduar dhe shkaqet e aksidentit.