Ballina Lajme Kosovë Aksident i rëndë trafiku, humb jetën nëna me fëmijën 3 vjeçar

Aksident i rëndë trafiku, humb jetën nëna me fëmijën 3 vjeçar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën Dragash-Zhur, ku tragjikisht kanë humbur jetën dy persona.

Marketing

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, ku thanë se në aksidentin e rëndë u përfshinë një kamion dhe një automjet i udhëtarëve.

“Me datën 03.06.2024, rreth orës 10:50 është raportuar për një aksident trafiku të ketë ndodhur në rrugën Dragash-Zhur (Laku i Keq). Lidhur me rastin janë njoftuar njësitë kompetente policore të cilët menjëherë kanë dalë në vendngjarje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Bazuar në informacionet e para ne ketë aksident janë te përfshira një kamion me rimorkio dhe një automjet i udhëtareve, si pasojë e këtij aksidenti dyshohet se dy person ka ndërruar jetë ( një grua 42 vjeçare dhe një fëmijë 3 vjeçar ), vdekjen e tyre e ka konstatuar stafi kompetent Emergjencës se spitalit rajonale ne Prizren, ndërsa për rastin tjetër vdekjen e kana konstatuar Emergjenca e QKUK-ës ne Prishtinë, pasi qe personi për shkak te lëndimeve është dërgua ne Prishtinë”, thuhet tutje në njoftim.

Lidhur me rastin, Policia thotë se po kryhen hetime nga njësia e Trafikut Rajonal të Prizrenit.

“Në vendin e ngjarjes kanë ndalur edhe zyrtar të lartë nga Njësia e trafikut rajonal, prokurori i rastit dhe njësitet tjera relevante. Me urdhër te prokurorit te shtetit trupat e pa jetë dërgohen ne IML Prishtinë, ndërsa I dyshuari pas marrjes se ndihmës se par ndalohet për 48 ne ndalim policor me urdhër te prokurorit te shtetit”, njoftoi PK.

Marketing
Exit mobile version