Aksident i rëndë trafiku në rrugën Tetovë-Zhelinë

Para pak çastesh në rrugën e vjetër Tetovë – Zhelinë ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku. Sipas informatave të para një kamion i tonazhit të rëndë ka përplasur një vetfamiljare.

Marketing

Për pasojë makina familjare ka shpërthyer në flakë ku ka lënë të plagosur rëndë të dy drejtuesit e automjeteve. Të plagosurit fillimisht janë dërguar në spitalin e Tetovës, por për arsye të gjendjes së rëndë në të cilën ndodhen janë dërguar për një trajtim më të specializuar drejt klinikës së Shkupit.

Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për nxjerrë personat e plagosur nga makinat, për shkak edhe të dëmtimit të madh që kanë pësuar makinat nga zjarri që ka shpërthyer. SPB-ja dhe prokurori i turnit të Tetovë ndodhen në vendngjarjeje dhe po kryejnë hetimet për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti të rëndë.

Por, sipas informatave te para shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë shikueshmëria e vogël për shkak të mjegullës së dendur që ka përfshirë në këto momente fushën e Pollogut. Identiteti i të plagosurve ende nuk dihet.

Marketing