Aksident në aksin Elbasan-Papërr, radhë të gjata automjetesh

Një aksident është regjistruar paraditen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Papërr.  Përplasja mes mjeteve ka ndodhur në afërsi të fshatit Papërr.

Sipas informacioneve që vijnë në redaksinë e Infowebtv, aksidenti ka provokuar radhë të gjata të automjeteve.  

Shoferët ankohen se ende nuk shohin uniformat blu që të normalizojnë trafikun.

Marketing

Ende nuk dihen rrethanat e këtij aksidenti dhe pasojat e tij.

Më poshtë po publikojmë fotot e mbërritura në redaksinë tonë nga drejtuesit e mjeteve:

Image

Marketing