Aksident në Lezhë-Shëngjin, një i plagosur rëndë (Video)

Një aksident ka ndodhur në aksin Lezhë-Shëngjin.

Marketing

Një automjet është përplasur me një motor, ku drejtuesi i këtij të fundit është plagosur rëndë.

I plagosuri mësohet se është shtetasi Tonin Doda, 60 vjeç për të cilin mësohet se është në gjendje të rëndë.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Lezhë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, në vendin e quajtur “Sakë”, mjeti me drejtues shtetasin B.T., është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasin T.D., 60 vjeç, banues në Lezhë.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i motoçikletës, i cili është transportuar në spitalin Rajonal të Lezhës

Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Aksident në Lezhë-Shëngjin, një i plagosur rëndë (foto+video)