Ballina Aktuale Aksident në rrugën Kërçovë-Ohër, një i vdekur

Aksident në rrugën Kërçovë-Ohër, një i vdekur

Policia e Kërçovë njofton se më datë 15.05.2022 në orën 00.55 në magjistralen Kërçovë-Ohër një automjet “Volkswagen Golf”, me targa të Ohrit, i drejtuar nga shtetasi A.A (46) nga fshati Zajas, ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa një mjek nga Qendra Mjekësore Kërçovë ka konstatuar vdekjen e tij.

Marketing

Vendin e aksidentit e ka mbikëqyrur ekipi inspektues i Kërçovës për të kuptuar shkaqet e këtij aksidenti vdekjeprurës.

 

Marketing
Exit mobile version