Ballina Aktuale Aksident trafiku, humb jetën një person

Aksident trafiku, humb jetën një person

Njëzet e nëntë vjeçar nga Prilepi ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë trafiku që ka ndodhur pasditen e djeshme në rrugën Prilep-Gradsko, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.
Sipas njoftimeve, A.M.(29) iu nënshtrua plagëve të marra në spitalin e qytetit të Prilepit, ku u transportua pas aksidentit të trafikut që ndodhi pak para orës 18:00.

Marketing

Në aksident kanë marrë pjesë një “Audi”, i cili drejtohej nga personi i ndjerë, si dhe një kamion “Man” me targa të Shkupit, drejtuar nga 38-vjeçari Z.B. nga Kumanova.

Sipas MPB-së, ngjarja në komunikacion në Sektorin e Punëve të Brendshme Prilep është raportuar në ora 17:57.

“Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për autopsi, ndërsa në vendin e ngjarjes ka kryer hetime ekipi i Drejtorisë për Punë Të Brendshme (DPB) Prilep”, thonë nga MPB.

Exit mobile version