Një aksident trafiku ka ndodhur në autostradën Shkup – Tetove, në afërsi të hyrjes për në Matkë, mëson Alsat. Gjatë aksidentit kanë mbetur të lënduar disa persona. Raportohet se disa nga të lënduarit janë në gjendje të rëndë dhe janë dërguar në qendrën klinike.
Sipas burimeve paraprake makina është me targa të Italisë, akoma nuk dihen shkaqet e aksidentit.
Policia rrugore menjëherë ka arritur në vendngjarje, ka siguruar vendin dhe ka shoqëruar të lënduarit në spital.