Në një aksident të rëndë në komunikacion që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Prilep-Gradsko dy persona kanë humbur jetën dhe tre janë lënduar rëndë.
Në terren ka intervenuar edhe Njësia Territoriale e Zjarrfikjes nga Kavadari me dy automjete dhe gjashtë zjarrfikës.
Informatat fillestare për viktimat dhe të lënduarit në aksidentin për MIA e njoftoi mjeku Ratko Grkov, shef i Urgjencës në spitalin e Kavadarit.
“Në vendin e ngjarjes menjëherë pas denoncimit për një aksident në afërsi të Rosomanit ka dalë ndihma urgjencës me tre ekipe. Përfshihen edhe punëtorët që nuk ishin në turn, të cilët ishin të gatshëm të ndihmonin në çdo moment”, tha Grkov.