Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak më parë në rrugën Ferizaj-Shkup.
Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar pesë persona.
Aksidenti në fjalë është konfirmuar për lajmi.net nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.
“Rreth orës 17:30 ka ndodhur një aksident trafiku në mes dy automjeteve, ku të lënduar mbetën pesë persona. Pas dhënies së ndihmës së parë, të gjithë personat e lënduar janë liruar për në shtëpi”, tha Gashi.
https://www.facebook.com/watch/?v=1580496195475792&t=25