7 persona kanë humbur jetën dhe po aq janë plagosur në aksident tragjik, që ka ndodhur gjatë natës në rrugën Egnatia në afërsi Ksanthit në kufirin greko-turk.
Paraprakisht mësohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e shpejtësisë së lartë pasi shoferi, një shtetas moldav, po tentonte t’i ikte policisë.
Në ndjekje e sipër shoferi nuk ndaloi, duke humbur më pas kontrollin e mjetit dhe u përplas.
Mësohet se edhe disa nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë, ç’ ka mund të sjellë rritje të bilancit të viktimave.