Aksident tragjik në rrugën Prishtinë – Podujevë, dy të vdekur

Dy persona kanë mbetur të vdekur, e dy fëmijë janë lënduar në një aksident tragjik që ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në rrugën Prishtinë – Podujevë.

Marketing

Rasti për lajmi.net është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës.

Ata kanë bërë të ditur se viktimat janë një burrë dhe një grua, 35, respektivisht 36 vjeç.

Në aksident kanë qenë të përfshirë një autobus dhe një veturë.

Marketing