Aksidentet në Shkup, një i vdekur, dy të lënduar rëndë

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmë në Shkup, njoftoi sektori i punëve të brendshme në kryeqytet.

Marketing

Në raportin e publikuar theksohet se dy persona janë lënduar rëndë si pasojë e aksidenteve të tjera, pasi që brenda 24 orëve janë regjistruar 11 aksidente në rajonin e Shkupit.

Po ashtu në raport theksohet se dy drejtues të makinave janë përjashtuar nga komunikacioni, për shkak të drejtimit të makinës nën ndikimin e alkoolit, ndërsa tjetri nuk ka pasur patent shoferi. Janë zbuluar edhe dy makina të paregjistruara. Gjatë 24 orëve janë tërhequr nga “marimanga” mbi 56 makina, për shkak të parkimit të gabuar dhe në vende të ndaluara.

Marketing