Aksidenti hekurudhor në Rramanli – Azizi: Ekspertiza do t’i zbuloj shkaqet

Për aksidentin hekurudhor që ndodhi mëngjesin e sotëm në Ramanli të Kumanovës duke shkaktuar dëme të mëdha materiale ka reaguar edhe drejtori i ndërmarrjes publike Hekurudhat e RMV-së Transport Adnan Azizi.

Marketing

Azizi i cili ka vizituar edhe vendin ku ka ndodhur aksidenti ka theksuar se komisioni për ngjarje të jashtëzakonshme po bën ekpertizën e nevojshme për të mësuar shkaqet e aksidentit.

Azizi në profilin e tij në Facebook ka shkruar:

“Në Rramanli të Kumanovës, atje ku sot fatkeqësisht ndodhi një aksident hekurudhor, e që fatmirësisht nuk ka pasoja në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Komisioni për ngjarje të jashtëzakonshme i përbërë nga anëtarë profesionist të HRMV – Transport dhe HRMV – Infrastruktura inspektuan rastin dhe bëjnë ekspertizën e nevojshme në vendngjarje për t’i zbuluar shkaqet nga e cila ndodhi kjo fatkeqësi.

Po punohet me intensitet të lartë për gjetjen e problemit, gjë e cila do të ndihmojë ne evitimin e rasteve tjera të këtilla.”, ka shkruar Azizi