Aksidenti i frikshëm i futbollistit

Futbollisti Sofian Kijin u përfshi në një aksident të frikshëm, ndërsa makina e tij fluturoi në ajër e më pas ra në një pallat sporti. Mesfushori 25 vjeçar i lindur në Belgjikë, por që ka luajtur me përfaqësuesen e Marokut u dërgua menjëherë në spital për të marrë mjekimin e nevojshëm.

Marketing

Aksidenti ndodhi në Liezh të Belgjikës dhe dyshimet janë se lojtari humbi kontrollin e makinës. Aksidenti mund të kishte pasoja fatale pasi në pallatin e sportit kishte fëmijë.

Por në moment kur makina goditi murin, fëmijët ndodheshin në dhomat e zhveshjes. Gjendja shëndetësore e lojtarit nuk është kërcënuese për jetën. Kijin luan për skuadrën e Ud-Heverlen Luven në kampionatin elitar belg.

Shpejtësia maksimale në rrugën ku ndodhi aksidenti është deri 90 km për orë. Policia ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit, ndërkohë që edhe klubi belg njoftoi se është në pritje që të përcaktohen rrethanat e ngjarjes, përpara se të vendosë se si do të procedojë./