Ballina Aktuale Aksidenti i rëndë në Elbasan,MPJ del me njoftim

Aksidenti i rëndë në Elbasan,MPJ del me njoftim

Ju njoftojmë se sot, më 17 qershor, në magjistralen Elbasan-Peqin, Republika e Shqipërisë, ka ndodhur aksident i rëndë trafiku, ku ka humbur jetën fëmija 8 vjeçar, A. K. nga Gostivari, shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa dy bashkëudhëtarët, T. B. dhe R.K. janë jashtë rrezikut për jetë dhe janë duke u trajtuar në spitalin lokal në Elbasan.

Marketing

Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Tiranë është në komunikim me institucionet kompetente të Shqipërisë dhe familjen e fëmijës së ndjerë dhe janë vënë në dispozicion për ndihmë lidhur me bartjen e trupit të pajetë nga Shqipëria.

Gjithashtu ju njoftojmë se janë në dispozicion telefonat e shërbimit kujdestar të Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Tiranë +355689019198 dhe telefoni SOS i Ministrisë së Punëve të Jashtme 075 273 732.

Marketing
Exit mobile version