Ballina Aktuale Aksidenti në Bullgari, familjarët në pritje të kufomave

Aksidenti në Bullgari, familjarët në pritje të kufomave

Të afërmit e 45 personave që humbën jetën në aksidentin e autobusit në autostradën Struma në Bullgari prej një jave presin kthiin e kufomave, pasi ende nuk është kryer identifikimi i trupave. Autoritetet bullgare së bashku me ekpertët e Institutit të Mjekësisë Ligjore kanë filluar procesin e idetifikimit të 45 trupave. Deri tani nuk është bërë e ditur se sa prej viktimave janë identifikuar, por shpresojnë se procesi në fjalë do të mbarojë deri në fund të kësaj jave.

Marketing

“Deri në këto momente nuk ka asgjë të re, autortetet bullgare i kanë profilet, respektivisht analizat e ADN-së dhe ata së bashku me eksperëtët tone janë duke punuar në këtë drejtim. Në mënyrë aktive jemi kyçur në procesin e identifikimit dhe nëse shkon gjithçka siç duhet, besojë se deri në fund të kësaj jave do të duhet të përfundojmë indetifikimin e trupave.”, tha Aleksandar Stankov, drejtor i institutit të mjekësisë ligjore.

Pas fazës së identifikimit të trupave, Qeveria e RMV do të organizojë transportin e kufomave nga Bullgaria në Maqedoninë e Veriut. Hetimet e përbashkëta të dy prokurorive do të duhet të japin përgjigje nëse shkaku kryesor për këtë aksident tragjik është faktori njeri apo është shkaktuar nga rrethana të tjera. Në aksidentin e autobusit të “Besa Trans” jetën e humbën gjithësej 45 udhëtarë, ndërsa 7 kanë shpëtuar.

Exit mobile version