Shoferi i kompanisë “Eurobus” nga Struga, që dje u rrokullis në Leskovc të Serbisë është shoqëruar në stacion policor, nën dyshimin se është përgjegjës për aksidentin, ku humbën jetën tre persona, ndërsa mbetën të lënduar 32 të tjerë.
Arsyet e aksidentit ende nuk janë konfirmuar por, me siguri ka të bëje me më tepër faktor.
Udhëtarët kanë dëshmuar se ka pasur shumë borë, rruga nuk ka qenë e pastruar, por spekulohet se shoferi ka vozitur me shpejtësi të papërshtatshme për kushtet në rrugë.
“Megjithatë duhet të priten rezultatet e hetimi që të mundet me siguri të thuhet se si ka ndodhur aksidenti”, kanë thënë burime jozyrtare për mediat serbe.