Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut njofton se në aksidentin mes një furgoni dhe një autobusi në magjistralën Shtip- Radovish, 16 nga ghithsej 17 të lënduarit janë pjesëtarë të armatës, që po udhëtonin në relacionin Strumicë-Radovish-Shtip-Petrovec.
“Në aksidentin që sipas informacioneve tona ka ndodhur në ora 06:47, në kilometrin e tetë drejt Shtipit, po transportoheshin 16 pjesëtarë të armatës. Sipas informacioneve tona nuk ka persona rëndë të lënduar, të gjithë të lënduarit janë transportuar në Spitalin e Shtipit”, njoftojnë mes tjerash nga ARVM.
Autobusi është i tipit “Setra” në pronësi të kompanisë “Triteroll” nga Strumica.