Aksidentohet autobusi me targa shqiptare në Kroaci, raportohet për 1 të vdekur dhe disa të lënduar

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:43 në kilometrin e 112-të të autostradës nga Spliti në Zagreb, jo shumë larg Otoçacit.

Marketing

Mediat kroate raportojnë se mjeti drejtohej nga një shtetas shqiptar, 58 vjeç, ndërsa për arsyeje të panjohura, ka devijuar majtas duke u përplasur me trafikndarësen e rrugës e më pas autobusi është përmbysur.

Në momentin e aksidentit në autobus ndodheshin 9 pasagjerë dhe shoferi, ndërsa një prej tyre ka ndërruar jetë.

Po ashtu raportohet se disa persona janë plagosur dhe po trajtohen në spitalet e përgjithshme në Karlovac dhe Ogulin. /balkanweb.com/