Ballina Sport Aksidentohet Bruno Fernandes

Aksidentohet Bruno Fernandes

Mesfushori i Manchester United, Bruno Fernandes raportohet se sot është përfshirë në një aksident trafiku.

Marketing

Bruno Ferndes është përfshirë në një aksident trafiku sot në mëngjes, por aktualisht nuk dihet nëse Fernandes ishte shoferi apo pasagjeri në automjet.

Sipas “The Mirror”, Fernandes dhe pasagjerët e tjerë nuk besohet të kenë pësuar lëndime serioze në aksident, por Man United ende nuk ka komentuar për këtë çështje, përcjellë lajmi.net.

Raporti shton se reprezentuesi portugez pritet të paraqitet për stërvitje në Carrington që do të zhvillohet më vonë dhe për këtë arsye mund të jetë i disponueshëm për udhëtimin në “Anfield”.

Fernandes ka shënuar nëntë gola dhe ka dhuruar 14 asistime në 40 paraqitje për “Djajtë e Kuq” në të gjitha garat këtë sezon.

Manchester United do të përballet me Liverpool nesër, në kuadër të xhiros 33 në Premier Ligë, me fillim nga ora 21:00

Marketing
Exit mobile version