Aksidentohet ish-banorja e Big Brother, Dea Mishel

Ish-banorja e edicionit të fundit të Big Brother VIP Albania, Dea Mishel, është përfshirë sot në një aksident trafiku.

Marketing

Dea ka postuar në Instagram një foto të aksidentit.

“Sot më ndau nga vdekja kjo makina gri në mes. Sot jam mirënjohëse për makinën gri që uli forcën e goditjes”, ka shkruar Dea Mishel në Instagram.

Ajo duke iu përgjigjur pyetjeve të ndjekësve, ka treguar se ishte frikësuar shumë nga aksidenti, porse po e kalon me humor.

“U tremba shumë nga aksidenti që bëmë sot, sepse mu ngulën dy makina te dera ime, por po e kaloj me humor”, ka shkruar ajo.