Aksidentohet makina e policisë në Shkup

Mëngjesin e sotëm një veturë e policisë është aksidentuar në Karposh të Shkupi, shkruan Alsat.

Marketing

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00, derisa makina që po ecte në rrugën afër shkollës “Orce Nikollov” ka humbur kontrollin duke përfunduar në trotuar, pas çka është rrokullisur. Sipas informacioneve fillestare në aksident janë lënduar tre efektivë të policisë, të cilët janë transferuar në spitalin e qytetit.

Marketing