Ballina Lajme Maqedoni Aksidentohet motoçiklisti nga Velesi, dërgohet për kurim në Qendrën Klinike në Shkup

Aksidentohet motoçiklisti nga Velesi, dërgohet për kurim në Qendrën Klinike në Shkup

Një motoçiklist nga Velesi i moshës 56 vjeçare është rrëzuar nga motoçikleta dhe më pas është shtypur nga një kamion. Gjatë aksidentit ai ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është dërguar fillimisht në spitalin e Velesit, ndërsa më pas në Qendrën Klinike në Shkup.

Marketing

Nga Sektori për Punë të Brendshme-Veles, njoftojnë se një ekip i policisë ka kryer ekspertizë në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit.

Exit mobile version