Ballina Aktuale Aksidentohet në Bullgari autobusi me 29 shqiptarë, mes tyre dhe 6 fëmijë(...

Aksidentohet në Bullgari autobusi me 29 shqiptarë, mes tyre dhe 6 fëmijë( VIDEO)

Një autobus me 29 shtetas kosovarë mes tyre edhe 6 fëmijë është aksidentuar në Bullgari. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:30 në unazën e Kyustendilit. Autobusi me pasagjerë nga Kosova është përplasur me një kamion që po transportonte dru.

Marketing

Kamioni ishte ndaluar në mes të rrugës pasi një pemë i kishte zënë rrugën. Drejtuesi i kamionit raportohet se është përpjekur që tu bëjë me shenjë mjeteve që po vinin përballë tij se ishte ndaluar për të marrë pemën e zhbllokuar rrugën, por shoferi i autobusit nuk e ka parë.

Sipas mediave bullgare, nga aksidenti ka mbetur i plagosur drejtuesi i autobusit i cili është dërguar në spitalin e Qyustendilit. Fatmirësisht nga pasagjerët nuk ka patur të lënduar.

29 shtetasit kosovarë u transportuan në ambientet e bashkisë, ku u pajisën me pije të nxehta dhe iu nënshtruan ekzaminimit mjekësor.

Për shkak të aksidentit është kufizuar përkohësisht qarkullimi në të dy drejtimet në rrugën Sofje – Pika kufitare Gueshevo, në zonën e kthesës për fshatin Skrinyano.

Marketing
Exit mobile version