Ballina Lajme Botë Aksidentohet në Itali autobusi me turistë nga Shqipëria, 16 të lënduar

Aksidentohet në Itali autobusi me turistë nga Shqipëria, 16 të lënduar

Një minibus me turistë nga Shqipëria, është përfshirë në një aksident të rëndë rrugor, pasditen e sotme rreth orës 16:00. Ngjarja ka ndodhur në Catania, Itali.

Marketing

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit por dyshohet se ka pasur një defekt me frenat, sipas medieve italiane.

Ekipet mjekësore, karabinierët dhe zjarrfikësit e Acireale dhe Riposto ndodhen në vendngjarje.

16 persona kanë mbetur të lënduar, por fatmirësisht asnjëri nuk është në gjendje të rëndë.

Marketing
Exit mobile version