Aksion i dhurimit të gjakut në SPB Tetovë, shefi i stacionit Dalipi dhuroi gjak për të 40-tën herë

Rreth dhjetë njësi gjak u grumbulluan sot gjatë aksionit të dhurimit të gjakut të cilin Shërbimi për transfuziologji dhe organizata komunale e Kryqit të Kuq e organizuan në hapësirat e Sektorit për punë të brendshme Tetovë.

Marketing

“Pas këtij aksioni numri i përgjithshëm i njësive të grumbulluara në SPB Tetovë paraqet mbi 50, përderisa deri në fund të vitit është planifikuar edhe një aksion i këtillë, me vërejtjen se mesatarisht në vit në këtë Sektor grumbullohen qindra njësi gjaku”, kumtuan nga SPB Tetovë.

Në mesin e dhuruesve të gjakut ishte edhe shefi i SPB Tetovë, Amir Dalipi. Ai përfundimisht me aksionin e sotëm, shënon 40 herë dhurim të gjakut.

Marketing