Një aksion i madh policor është duke u zhvilluar në fshatin Gërçec të Sarajit dhe në Gazi Babë, kanë thënë burime policore për mediumet maqedonase. Lajmin e ka konfirmuar edhe prokurorja Vilma Ruskovska. Prokuroria për luftë kundër krimit dhe korrupsionit është duke e koordinuar këtë aksion.
Burime policore kanë thënë për A1On se deri tani janë arrestuar 21 persona. Ata po dërgohen në stacionin policor në Karposh.
Aksionin po e realizojnë njësitet speciale policore.
Nga MPB kanë thënë se po arrestohen dilerë që shesin drogë personave të varur.
Lajmi është konfirmuar edhe nga MPB, kurse informata zyrtare paralajmërohen gjatë ditës.