Aksion i madh policor në Gërçec të Sarajit dhe në Gazi Babë, mbi 20 persona të arrestuar

Një aksion i madh policor është duke u zhvilluar në fshatin Gërçec të Sarajit dhe në Gazi Babë, kanë thënë burime policore për mediumet maqedonase. Lajmin e ka konfirmuar edhe prokurorja Vilma Ruskovska. Prokuroria për luftë kundër krimit dhe korrupsionit është duke e koordinuar këtë aksion.

Marketing

Burime policore kanë thënë për A1On se deri tani janë arrestuar 21 persona. Ata po dërgohen në stacionin policor në Karposh.

Aksionin po e realizojnë njësitet speciale policore.
Nga MPB kanë thënë se po arrestohen dilerë që shesin drogë personave të varur.

Lajmi është konfirmuar edhe nga MPB, kurse informata zyrtare paralajmërohen gjatë ditës.

 

Marketing