TV21 jozyrtarisht mëson se policia sot ka arrestuar disa persona nga Shkupi të dyshuar për terrorizëm. Sipas informacioneve aksioni ka nisur në orët e hershme të mëngjesit, ndërsa janë bastisur disa Shtëpi në Vizbeg, Gazi Babë dhe Çair.
Në lidhje me këto informacione, pyetëm ministrin e brendshëm Oliver Spasovskin. Ai tha se aksioni ende është duke vazhduar dhe se gjatë ditës së nesërme MPB do të dalë në detaje.