Aksion kundër shitjes joligjore të cigareve

Drejtoria e doganave e Republikës së Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me Inspektoratin shtetëror të tregut, sot kanë realizuar dy aksione në Shkup dhe Tetovë, kundër shitjes joligjore të cigareve, duhanit të prerë dhe prodhime tjera nga duhani.
Qëllimi i aksionit, kumtuan nga Drejtoria e doganave, ka qenë kontrolli dhe konfiskimi i prodhimeve, të cilat ilegalisht po shiten dhe paraqesin prodhime të akcizës.

Marketing

“Dy aksionet paralelisht u realizuan në Shkup dhe Tetovë, me ç’rast në territorin e Komunës së Tetovës personat zyrtarë gjatë kryerjes së bastisjes janë sulmuar nga ana e disa njerëzve, të cilët janë të njohur për policinë dhe kundër tyre do të parashtrohet padi penale”, thuhet në. kumtesë.

Ndryshe, në dy aksionet janë konfiskuar 113 duhan i prerë dhe 415 kuti cigare.

Cigaret dhe duhani i prerë janë prodhime të akcizës, për të cilat paguhet akcizë, thuhet në kumtesën e Drejtorisë së doganave, e kur të gjenden në shitje me pakicë, duhet të shënohen me marka kontrolluese./TS/