Aksioni në Veri, Thaçi eVuçiq mbledhin strukturat e sigurisë

Në Beograd është duke u zhvilluar takimi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare Serbe, të cilin e ka thirrur Presidenti serb Aleksandar Vuçiq pas aksionit të policisë në veri të Kosovës ku janë arrestuar policë dhe qytetarë.

Marketing

Tanjug raporton se Vuçiq e paralajmëroi BE-në se Serbia do të reagojë nëse Rosu nuk tërhiqet nga veriu i Kosovës.
Edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mbledhur strukturat e sigurisë, njofton Klan Kosova.

Në zyrën e Thaçit janë parë duke hyrë drejtori i AKI-së, Shpend Maxhuni, Drejtori i Policisë dhe udhëheqës të institucioneve të drejtësisë, takim i cili edhe aktualisht është duke u zhvilluar.

Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosovën edhe zyra e Presidencës së Kosovës.
E gjithë kjo po ndodhë pas aksionit i cili po zhvillohet në Veri të Kosovës.

Marketing