Aksioni policor në burgun e Idrizovës, MPB jep detaje

Herët në mëngjes policia ka bastisur burgun e Idrizovës. Zëdhënësja e MPB-së, Suzana Pranjiq-Talevska, informoi se pas marrjes së urdhrit nga gjykatësi i procedurës paraprake, është kryer bastisje në 25 qeli të Burgut të Idrizovë dhe janë gjetur drogë, armë dhe sende të tjera të ndaluara.

Marketing

“Gjatë bastisjes janë gjetur: një shumë e madhe parash nga sa është e lejuar që të dënuarit të posedojnë në valuta të ndryshme, mbi 50-të telefona celular, pajisje kompjuterike, 37 thika dhe më shumë mjete të mprehta, drogë në gjendje pluhuri dhe të lëngshme dhe tableta, mjete tjera për të cilat ekziston dyshim se janë të lidhura me veprat penale.”,- tha zëdhënësja e MPB-së, Suzana Pranjiq-Talevska.

Një pjesë e sendeve të gjetura janë konfiskuar për procedim të mëtutjeshëm nga Departamenti për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, ndërsa pjesa tjetër i është dorëzuar Shërbimit të Burgjeve për procedim të mëtejshëm, njoftojnë nga Ministria për Punë të Brendshme

Marketing