Aktakuza për Banjskën, përmenden shqiptarë që kanë punuar në vilën e Radoiçiqit- Çfarë funksione kryenin?

Aktakuza e përpiluar nga Prokuroria Speciale për 45 të dyshuar në sulmin terrorist në Banjskë, në krye me Milan Radoiçiq, përmend edhe përfshirjen e bizneseve dhe bizneseve shqiptare në ndërtimin e vilës së Radoiçiqit tek Liqeni i Ujmanit.

Marketing

Në detajet e aktakuzës, të cilat i ka parë Insajderi, precizohet se një shqiptar kishte shkuar të punonte si murator. Puna e tij, sipas aktakuzës, ishte ndërtimi i murëve dhe shkallëve. I njëjti ishte angazhuar në këto punë që nga punimet fillestare.

“Dëshmi apo prova të cilat vërtetojnë se i pandehuri Milan ishte pronar faktik i “RAD D.O.O.” janë deklarata e dëshmitarit A.A (emër i njohur për redaksinë), i cili ishte marrë në pyetje me datë 16.02.2024, ku ka deklaruar se ne fillim të vitit 2020 ishte punësuar si murator te kompania RAD, nga kjo kompani kishte qenë i angazhuar që te punojë tek Vila e Radoiçiqit dhe shton se punët te cilat i ka kryer në këtë vilë kanë qenë puna e vrazhdë e objektit sikurse muret, shkallët, ku ishte i angazhuar që nga punimet fillestare në këtë vilë qe kishin filluar ne vitin 2021, ndërsa e vërteton se përgjegjës për ndërtimin e kësaj vile ka qene F.A”, thuhet në aktakuzë.

“Deklaratën e dhënë nga dëshmitari A.A (emër i njohur për redaksinë), e vërteton edhe vetë dëshmitari F.A (emër i njohur për redaksinë) e datës 20.02.2024, i cili e konfirmon se kishte qenë përgjegjës për mbikëqyrjen e ndërtimit te vrazhdë të kësaj vile në cilësi të inxhinierit. Ky dëshmitar ka deklaruar se nga viti 2018 deri në vitin 2023 ka punuar te Radule Steviq, ndërsa në vitin 2020 ishte udhëheqës i punëtorëve për ndërtimin e vrazhdë të vilës së Milanit, se pronesia i përkiste Milanit ja kishte konfirmuar Radule Steviç. Po ashtu, ky dëshmitar e kishte parë Milanin dy here personalisht kur Milani kishte ardhë për vizite ne punishte te Vila, ndërsa pagesën e punëtorive e bënte Radule me para te gatshme (Cash)”, vijon aktakuza.

Ndërkaq, një punëtor i një kompanie shqiptare me bazë në Mitrovicë ka deklaruar në dëshminë e tij se ka dërguar dy herë material ndërtimor me kërkesë të biznesit të Radoiçiqit, “RAD D.O.O.”.

“Dëshmitari B.R (emër i njohur për redaksinë) ne deklaratën e dhënë me date 06.03.2024, ka deklaruar se ka vendosur dyert e garazheve në vilen te liqeni i Ujmanit, ku porosinë e kishte bërë biznesi … me seli në Mitrovicë, ku pas përfundimit të punës përfaqësuesi i biznesit i kishte njoftuar se faturat për punime duhet të lëshohen në emrin e firmes “RAD”. Ne deklarat shton se i kujtohet qëkur kishte shkuar t’i bëjë matjet e nevojshme per permasat e dyerve, kishte parë shume makina luksoze në garazhë dhe pajisje tjera për kriptovaluta, e kishte pyetur një prej personave të cilët gjendeshin në vilë se të kujt janëkëto vetura, personi e kishte këshilluar qe që të mos pyes shumë, si dhe dëshmitari shton se pas një kohe e kishte kuptuar se ato vetura ishin te Milan Radoicic dhe Veselinoviqit”, vijon aktakuza.

Ndërkaq, një biznesmen shqiptar në fjalën e tij si dëshmitar thotë se e kishte furnizuar me beton kompaninë e Radoiçiqit në ndërtimin e vilës. Sipas dëshmisë së tij, sa herë që kishte trazira në veri, njerëz të kompanisë së Radoiçiqit i kishin përcjellë deri tek vila. Të gjitha të hollat, sipas tij, janë ekzekutuar përmes bankës.

“Dëshmitari tjetër A.O. ne deklaratën e dhënë me date 07.03.2024, ka deklaruar se është bashkëpronar me vëllezërit e tij në firmën…, e cila merret me prodhimin e dyerve dhe dritareve me lokacion ne Mitrovicen e Jugut. Ky dëshmitar ka deklaruar se ka punuar 5 apo 6 ditë në vilen tek Liqeni i Ujmanit për t’i vendosur disa dritare, të kontraktuar nga firma RAD. Ne pyetjen se nëse i ka treguar ndonjë person se e kujt ishte Vila, dëshmitari ka deklaruar se kur ishte kontaktuar nga Radule Steviq, i ishte thënë se duhet shkuar te Vila e Milan Radoiçiq per t’i bërë matjet e dritareve dhe për t’i vendosur, kurse pagesën e kishte pranuar nga kompania RAD përmes faturave të rregullta dhe nëpërmjet transaksioneve bankare. Në pyetjen tjetër nëse e kishte takuar ndonjëherë Milan Radoiçiqin, dëshmitari ka deklaruar se i kujtohet që ka qenë viti 2021, kishte ardhur Milan Radoiçiq se bashku me tre djemtë e tij dhe truprojat e tij, i kujtohet se vetëm i ka përshëndetur ne gjuhën shqipe dhe ka vazhduar”. /Insajderi.org/