Aktakuza për organizatorët e “27 prillit”, përjashtohen gjykatësit, nuk ka kush jep vlerësim

Aktakuza për organizatorët e ngjarjeve të 27 prillit në Kuvend akoma nuk ka marrë vlerësimin e Këshillit Penal. Kërkesat e vazhdueshme të avokatëve mbrojtës për ndërrimin e gjykatësve, po bllokojnë procesin.

Marketing

Kreu u penales sqaron se janë caktuar seancat, por avokatët kishin vërejtje për shumicën e gjykatësve që morën pjesë në çfarëdolloj mënyre në gjykimin e pare, e kjo ka bërë që Xholev të tërheqë 8 nga gjithsej 9 gjykatësit në pjesën e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Xholev tani do të duhet të caktojë ndonjë gjykatës nga sektorët e tjerë.

“Për shumicën ajo lëndë është e ndërlidhur me organizatorët, gjegjësisht vlerësojnë se bëhet fjalë për ngjarje të njëjtë penalo-juridike. Për këtë arsye gjykata me kujdes i shqyrton kërkesat për përjashtim dhe në fund vendos. Me qëllim që të mos ketë dyshime për anshmërinë e gjykatësve, vendosi t’i përjashtojë gjykatësit që kanë marrë pjesë për çfarëdo lloj baze në lëndën e parë, për të cilën tani kemi vendim jo të plotfuqishëm”,- tha kryetari i Gjykatës Penale, Ivan Xholev.

Prokuroja për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Vilma Ruskovska, në maj të këtij viti ngriti aktakuzë kundër ish kryeparlamentarit, Trajko Velianovski, ish ministrave, Mile Janakievski e Spiro Ristovski, ish drejtorit të DBK-së, Vladimit Atanasovski, për rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë, rreth organizimit të sulmit ndaj kuvendit më 27 prill 2017.

Kundër ish kryeministrit azilant, Nikolla Gruevski, dhe Nikolla Boshkovskit, që gjithashtu është larguar në Selanik, procedura është pezulluar deri në arrestimin dhe ekstradimin eventual të tyre.

Gruevski vazhdon të mbetet i dyshuari kryesor, si organizator i sulmit, por do të gjykohet në një proces të ndarë.

Marketing