Akti i mospërkuljes para “branitellave”, bashkëluftëtarë dhe familjarë të dëshmorëve përkrahin Bushin, mediat maqedonase reagojnë ashpër!

Vazhdojnë reagimet ndaj aktit të Zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Nazim Bushi i cili  me rastin e shënimit të 40 vjetorit të themelimit të njësitit special të policisë “Tigrat” edhe pse ishte prezent,  injoroi të vendoste kurorë me lule dhe të përkulet para “BRANITELLAVE” të rënë gjatë konfliktit të vitit 2001.Bashkëluftëtarë të shumtë , familjarë të dëshmorëve përkrahi fuqimisht aktin e Bushit, përderisa mediat maqedonase kanë reaguar ashpër ndaj veprimit të tij.

Marketing

Për bashkëluftëtarët dhe familjarët e dëshmorëve veprimet e ketyre diteve të Nazim Bushit por dhe tendencat per ta baltosur veq sa do ta bëjnë edhe me te fuqishem.Në një reagim thuhet:

Lufta nuk është asgjë tjetër pos vazhdim i politikës por me mjete tjera. Duke pasë parasysh ketë lirisht mundë të themi se dhe politika është vazhdim i luftës por me mjete tjera. Të gjitha luftërat në botë kanë përfunduar në tavolinë dhe janë vazhduar me punën e palodhshme drejtë realizimit të aspiratave.
Prandaj Çlirimtar nuk të bënë vetëm kapja e pushkës kur atdheu e kerkon. Çlirimtar të bënë puna yte e pandalshme në realizimin e qëllimit të amanetit të dëshmorëve dhe ky qëllim nuk arrihet duke mbajtur inate por duke punuar me të gjithë.
Dje ishim në përballje lufte ne fronte por sot jemi po ne fronte por me mjete tjera. Nisur ne kete drejtim tendenca per perlyer bashkeluftetaret eshte e lige. Andaj cdo tendence per te fyer faktorin e djeshem ushtarak të Ushtrise Çlirimtare Kombetare per nevoja dhe inate personale eshte jo burrerore.
Ky faktor dhe keta bashkeluftetare sot me punen e tyre po jetesojne endrrat qe deri sa ishim ne mal as qe munde ti imagjinonim. Kombi shqiptar cdo dite e me shume po merr vendin meritor ne Maqedoninë e Veriut andaj tendencat per te shpallur tradhetar nuk jane gje tjeter pos thenja e vjeter: “Shqiptari ti fal te gjitha pos suksesit”!