A po zbardhet lidhshmëria e e Ziadin Selës dhe partisë së tij me pergjimet joligjore të bisedave private që po botohen nga Sheqerim Ahmeti?
Në fjalimin e tij në Kuvend, Sela gjysmën e kohës diskutoi për Blerim Ahmetin, një i përndjekur nga policia, vëlla i Sheqerimit si dhe të të rinjëve nga Aleanca që u ndaluan nga policia duke dëmtuar pronën publike në Tetovë dhe Gostivar.
Sot dhe gjatë gjithë javës, aktivistët e Aleancës në rrjetet sociale po bëjnë thirrje për mobilizim dhe pjesëmarrje në protestat në Tetovë.
Shtrohet pyetja, a po e shfrytëzon Sela Sheqerim Ahmetin si mish për top dhe a po bashkëpunon fshehurazi me të dënuarit e ngjarjeve të Kumanovës ku u vranë 18 persona?
Komentues në rrjetet sociale theksojnë që Aleanca, duke qëndruar në prapavijë, tinzarisht po i nxit strukturat kriminele.
Ndryshe, policia ka ndaluar disa persona që po bëjnë shpërndarjen e përgjimeve në profilet e tyre në Facebook dhe ka ngritur kallëzim penal ndaj Sheqerim Ahmetit.