Aktivistët për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar kanë vendosur që të vijojnë protestën brenda godinës, si përpjekje për të mos lejuar shembjen e saj.
Nga fotot e mbërritura së fundi duket edhe prezenca e shtuar e forcave të policisë, si dhe pamje nga brenda ndërtesës ku janë edhe aktivistët.
Kujtojmë se më herët gjatë ditës së sotme, aktivistët për Mbrojtjen e Teatrit kanë marrë edhe mbështetjen e opozitës, me kryetarin Lulzim Basha që ishte i pranishëm gjatë paradites në ambientet e godinës. Por kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj e kanë konsideruar protestën e sotme si të organizuar nga një minorancë që nuk mund të mbajë dot peng planin për teatër të ri.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta reagoi gjithashtu duke depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shpalljen antikushtetuese të ligjit për godinën e teatrit.