Akuzë për denoncuesin e bombës së rrejshme në “Siti Moll”

I punësuari në agjencionin për sigurimin e objektit, i cili ka siguruar QT “Siti Moll”, sot ka marrë padi për lajmërim të rrejshëm, gjoja se ka bombë në qendrën tregtare, njofton KOHA.

Marketing

Siç kumtuan nga PPRMV, personi i akuzuar ngarkohet se më 29 janar në qendrën tregtare “Siti Moll”, ku ka qenë i punësuar ka kryer vepër penale – Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm për t’u ndjekur penalisht sipas detyrës zyrtare, edhe pse ai e dinte që një vepër e tillë nuk ishte kryer.

“I akuzuari 19-vjeçar ishte i punësuar në qendër tregtare përmes agjencisë përgjegjëse për sigurimin e objektit. Nga telefoni i tij celular, ai hyri në faqen e internetit http://www.globefone.com dhe i dërgoi mesazh teksti shefit të tij: “Lëshoni mollin menjëherë, ka bombë”. Shefi i tij menjëherë e lajmëroi këtë në polici, pas çka u organizua dhe u krye evakuim i organizuar i të pranishmëve në qendër. Në të njëjtën kohë, një ekip nga Departamenti i anti-terrorizmit i MPB-së ishte angazhuar për të përcaktuar se nuk kishte asnjë mjet shpërthyes të instaluar në objekt”, theksohet në kumtesën e Prokurorisë.

Për personin, informojnë nga PPRMV, është përcaktuar ndalim i largimit nga vendi i vendbanimit, detyrimi për t’i raportuar tek personi i caktuar zyrtar ose tek organi kompetent shtetëror, privimi i përkohshëm i pasaportës ose i një dokumenti tjetër për kalimin e kufirit shtetëror, si dhe ndalimin e ndërmarrjes së aktiviteteve të caktuara të punës që lidhen me veprën penale.

Marketing