Ballina Lajme Botë Akuzohet për terrorizëm dhe spiunazh, Gjykata turke mban në burg pastorin amerikan

Akuzohet për terrorizëm dhe spiunazh, Gjykata turke mban në burg pastorin amerikan

Një gjykatë në Turqi urdhëroi që një pastor amerikan, i cili po gjykohet nën akuzat për terrorizëm dhe spiunim, të mbetet në burg, pavarësisht thirrjeve të autoriteteve në Shtetet e Bashkuara për lirimin e tij.

Marketing

Pastori i krishterë, Andrew Brunson, i cili ka jetuar në Turqi për më shumë se dy dekada, akuzohet se ka ndihmuar një grup të udhëhequr nga kleriku mysliman, Fethullah Gulen, të cilin Ankaraja e akuzon për përpjekjen për grushtshtet në Turqi, në vitin 2016.

Brunson po ashtu akuzohet për mbështetjen e militantëve kurdë dhe, nëse shpallet fajtor, mund të dënohet deri në 35 vjet burgim, shkruan rel

Ai i ka hedhur poshtë akuzat, duke i cilësuar si “të turpshme dhe të neveritshme”.I ngarkuari me punë në ambasadën amerikane në Turqi tha se është “i zhgënjyer” nga vendimi i gjykatës në qytetin Izmir.

Seanca e ardhshme për gjykim është caktuar për më 12 tetor. Brunson ka udhëhequr një kishë protestante në Izmir dhe është arrestuar në tetor, 2016. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kërkuar vazhdimisht lirimin e tij.

Marketing
Exit mobile version