Al Nassr arrin akord me Brozoviç, ndryshon ofertën për Interin

Inter Milan's Croatian midfielder Marcelo Brozovic celebrates scoring his team's first goal during the Italian Serie A football match between AC Milan and Inter Milan at the San Siro stadium in Milan on September 3, 2022. (Photo by Isabella BONOTTO / AFP) (Photo by ISABELLA BONOTTO/AFP via Getty Images)

Telenovela Brozoviç ende është larg fundit! Mesfushori kroat ka arritur marrëveshjen me klubin e Al-Nassr, e do të përfitojë një pagesë të lartë prej 100 milionë eurosh për tri vite deri në 2026. Për më tepër që 30 vjeçari do të marrë edhe një bonus sapo të hedhë firmën në kontratë.

Marketing

Por klubi arab ka dyshuar ofertën e bërë fillimisht te zikaltrit. Sipas palëve ishte rënë dakord që transferimi të kryhej për 23 mln euro, por sauditët janë tërhequr dhe tani japin vetëm 15 mln euro për kartonin e kroatit.

Diçka e tillë nuk i ka pëlqyer drejtuesve zikaltër, që janë acaruar dhe kanë vendosur të bllokojnë transferimin, raporton sportmediaset. Interi e ka bërë të qartë se Brozoviç largohet vetëm për 23 mln euro.

Me zhvillimet e fundit, në klubin zikaltër janë prishur planet. Me shitjen e kroatit, klubi milanez do të përqendrohej në merkato, ku objektiv ishte blerja e Davide Fratesit.