Alarm i kuq te kombëtarja e Italisë, katër raste pozitive me COVID-19

Federata Italiane e Futbollit ka konfirmuar se katër anëtarë të kombëtares së Italisë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Marketing

Pas fitores 2-0 ndaj Lituanisë për ndeshjet kualifikuese në Kampionatin Botëror “Katari 2022”, një ‘shpërthim’ me COVID-19 ka ndodhur në kombëtaren italiane.

Një anëtar i stafit nuk po ndjehej mirë pas fitores ndaj Bullgarisë dhe ndoqi ndeshjen e ardhshme nga shtëpia, ndërsa më pas edhe tre raste të tjera pozitive janë lajmëruar.

Rezultatet e këtyre tre testeve u njoftuan vetëm pas fishkëllimës përfundimtare në ndeshjen Itali – Lituani.

Një deklaratë konfirmon që anëtarët e stafit janë ‘izoluar’ nga pjesa tjetër e grupit në Lituani, por ata kaluan gjithë ditën së bashku duke përgatitur këtë ndeshje.

Marketing