Alarm për bombë në një qender tregtare në Romë, evakuohen qytetarët

Një telefonatë në polici ka alarmuar efektivët, pasi dikush njoftoi se në një qendër tregtare në Romë, ishte vendosur bombë.

Marketing

Mediat italiane raportojnë se policia ka mbërritur menjëherë në qendrën tregtare Casal Bertone, duke nisur me urgjencë evakuimin e të gjithë personave që ndodheshin brenda, klientë dhe staf.

Pas evakuimit, janë futur skuadrat e posaçme dhe po kryejnë kontrollet e nevojshme për të parë nëse bëhet fjalë për vendosjen e një bombe, apo alarmi ka qenë i rremë.