Alarm për bombë në rrugën “Aradhet Partizane”. Policia ka ndërprerë qarkullimin rrugor deri te rruga “Franklin Ruzvelt”.
Në vendngjarja ka një numër të madh forcash policore. Alsat mëson nga burimet e tij se ekipet e kriminalistikës dhe çmontimit kanë dalë në vendngjarje.
Besohet se bomba sipas alarmit është vendosur në afërsi të Fakultetit të Arkitekturës, respektivisht në perimetrin në afërsi të furrës “Silbo” dhe bibliotekës “Vëllezërit Milladinov”. .