Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 1 mijë e 765 raste të reja me COVID-19.
Gjatë kësaj kohe, janë raportuar pesë viktima si pasojë e virusit, transmeton lajmi.net.
Sipas njoftimit të MSH-së, sot në vend janë shëruar 121 qytetarë.
Njoftimi i plotë:
#Bashkëiadalim 17 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 21.903 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 601.701 doza të vaksinës.
Deri më sot 213.279 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 9.581 testime, 1.765 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 5 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 121 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.278.
Në total numri i rasteve aktive është 10.183.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB
Mbani maskat!Respektoni distancën!Mbani higjienën!