Në të paktën 14 aeroporte në Francë janë raportuar alarme për bomba apo për sulme gjatë të enjtes. Kështu raportojnë mediat atje duke iu referuar autoriteteve.
Në 8 prej këtyre aeroporteve janë kryer evakuime të udhëtarëve. Kjo ka bërë që 130 fluturime të anulohen dhe të ketë vonesa të panumërta.
Këto alarme janë shtuar prej disa ditësh në mbarë Francën, veçanërisht pas një sulmi ku mbeti i vrarë një mësues.
Autoritetet kryen kontrollet e nevojshme në aeroportet ku u lëshuan alarmet dhe lejuan rikthimin gradual në normalitet. Shumica e kërcënimeve ishin bërë përmes email-it.