Ballina Lajme Kosovë Alarmi për bombë te Stacioni i Autobusëve, sërish i rrejshëm

Alarmi për bombë te Stacioni i Autobusëve, sërish i rrejshëm

As këtë herë paralajmërimi për bombë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë nuk doli të jetë i vërtetë.

Marketing

Kështu tha për Klankosova.tv zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se informata e pranuar është lajm i rrejshëm.

“Informata është trajtuar nga ana e policisë. Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Hetuesit policorë, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast, i cili është cilësuar si lajmërim i rrejshëm”.

Për disa herë policia kishte pranuar telefonata anonime se ishte vendosur mjet shpërthyes te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë, por që të gjitha rezultuan të pasakta.

Marketing
Exit mobile version