Shiten të gjitha biletat për koncertin e Alban Skenderaj në Tiranë.
Këngëtari dhe kantautori i mirënjohur shqiptarë, Alban Skenderaj pritet të mbajë një tjetër koncert ‘gjigantë’ pas atij në Prishtinë.
Me datë 27 shtator në Amfiteatrin e Liqenit ne qytetin e Tiranës, Albani pritet të mbaj koncertin ‘Nën yjet e Tiranës’, biletat për të cilin tashmë janë shitur.
Këtë e bëri të ditur vet këngëtari në llogarinë e tij në Instagram ku edhe falënderoj publikun dhe adhuruesit e tij për mbështetjen.
“Mirënjohjen time nuk dua t’jua tregoj me fjalë por me vepra. Shpresoj të jetë një shfaqje në lartësinë e pritshmërie tuaja. Krenaria ime më e madhe në këtë rrugëtim artistik nuk janë as albumet e as videoklipet apo çmimet e mia, është publiku im! Faleminderit të gjithëve”, ka shkruar Albani.
Kujtojmë që në qershor Alban Skenderaj mbajti koncertin ‘Hapësirë e një ëndërr’ në Pritshtinë.